Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një Maldini kundër Milanit, Pioli ka luksin e stolit (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Një Maldini kundër Milanit, Pioli ka luksin e stolit (FORMACIONET E

Milani pret Spezian në San Siro mbrëmjen e sotme në orën 20:45 për javën e 13-të të Serie A. Kuqezinjtë pas kalimit të grupeve në Champions do të synojnë të rikthehen te fitorja edhe në kampionat pas asaj humbjeje me Torinon. Trajneri Pioli do të bëjë disa ndryshime me tre lojtarë nga ndeshja me Salzburg që do të ulen në stol.

Tonali më në fund do të marrë pak minuta pushim dhe vendin e tij e merr Krunic që shënoi ndaj Salzburg. Lojtari më i mirë i javës në Champions, Olivier Giroud, do të pushojë sot ndërsa nga minuta e parë pritet Origi që do të mbështetet nga Messias dhe Diaz sëbashku me Leaon.

Nga krahu i miqve bie në sy prezenca e mundshme e një mbiemri të fuqishëm. Daniel Maldini, i biri i Paolos dhe një lojtar i huazuar nga kuqezinjtë, pritet të jetë titullar sonte në San Siro.

Formacionet e Mundshme:

MILAN (4-2-3-1) – Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo; Krunic, Bennacer; Messias, Brahim, Leao; Origi. Trajner: Stefano Pioli

SPEZIA (3-5-2) – Dragowski; Ampadu, Kiwior, Amian; Holm, Ekdal, Bourabia, Agudelo, Reca; Maldini, Nzola. Trajner: Luca Gotti

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga