Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Një këshillë për Luiza Gegën në kulmin e lavdisë!

Shkruar nga NEWSPORT
Një këshillë për Luiza Gegën në kulmin e

Atletja shqiptare Luzia Gega nderoi kombin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 që po mbahen në Algjeri. Sportistja e Tiranës ngiti flamurin kuqezi, duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa.

Në lidhje me këtë sukses dhe mënyrën si trajtohen sportistët në vendin tonë, gazetari Mentor Kikia ka një këshillë për Gegën.

Nga Mentor Kikia

E dashur Luiza, ti s'me njeh por une te njoh! E di qe ti je ne delir tani sepse je ne maje dhe per kete edhe une ndjej lumturi e krenari. Te ke marre shume urime, nga njerez te thjeshte dhe shume politikane e zyrtare te larte.

Ata krenohen me ty Luiza! Ti e bere krenar vendin tend. Por a po te ben krenare ty vendi jot? Sa po te trajton ai si nje kampione? Do te vije shpej dita kur ti nuk do te mund te vraposh me kaq shpejt. Dhe atehere, keta qe sot krenohen me ty, do te te harrojne, do te vrapojne te krenohen me flamurtarin e radhes.

Dhe ti mund te shesesh misra per te jetuar. Pashe nje dite ne TV nje ish kampion peshengritjeje. Ne vend te flamurit, ne sup kishte nje traste. -Jam pa pune – tha- s'kam me se jetoj.

Eh sa krenar jemi bere edhe per te. Sa here e kane pritur neper zyra me flamur mbi supe edhe ate. Dikur i dhane edhe nje apartament, nje dhome e nje kuzhine si shperblim, dhe dolen gjithe zyrtaret e qeverise dhe sporteve ne TV.

Luiza, kerko ate qe te takon edhe financiarisht, sepse neser askush nuk do te kujtohet per fotografine tende me flamur mbi supe. Flamurin ruaje, por talentin tend jepe me PPP Luiza, sepse ai eshte pasuria jote.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga