
Futbollisti I Bayern Munich, David Alaba është një nga lojtarët më të kërkuar në treg fal aftësive që ka. Kontrata e tij me klubin gjerman përfundon në vitin 2021 dhe tashmë për mbrojtësin austriak kanë filluar “Sirenat” e para.
Sipas Sky Sport lojtari është duke ndryshuar agjent dhe shumë shpejt do të hyjë në bisedime me Real Madrid dhe Barcelonën.Agjenti I lojtarit pritet të jetë izraeliti Pini Zahavi, I cili do të menaxhojë dhe largimin e tij nga Bayern Munich. David Alaba është një futbollist I rritur tek Bayern Munich I cili ka qenë pjesë e moshave që në vitin 2008.
Poll