
Juventus është pranë akordit me Atletico Madrid për rikthimin e Moratas në Torino. Sulmuesi spanjoll dëshiron një bashkim me Andrea Pirlon, që tanimë drejton nga stoli bardhezinjtë. Mediet iberike bëjnë me dije se Atletico kërkon që të ketë një formulë huazimi si fillim, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Spanjollët dëshirojnë 10 milion euro për huazimin, ndërsa 45 milion të tjera në fundin e sezonit, atëherë kur Morata do bëhet përfundimsht I bardhezinjve. "Zonja e Vjetër" është praktikish pa një "pykë", pasi Higuain nuk shihej nga drejtuesit si I duhuri. Pas emrave si Dzeko apo Suarez, duket se Alvaro Morata do të kthehet në Torino.
Poll