
Botërori i Moto GP është një garë larg përfundimit të tij dhe gjithçka për titullin kampion do vendoset në garën e fundit. Marquez kryeson ndaj Dovizziosos me 21 pikë dhe duket shumë afër titullit kampion, për këtë ka folur edhe piloti spanjoll që duket i bindur për fitimin e titullit.
"Në sport mund të ndodhë gjithçka por çdo gjë është në dorën time. Unë duhet të jap më të mirën dhe të tregoj vlerat e mia. Honda ka një motor shumë të mirë dhe unë duhet ta shfrytëzoj këtë gjë për të fituar kampionatin e Moto GP."
Poll