
Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk po ndalet në këtë merkato verore. Ekipi shkodran ka afruar tjetër lojtar të huaj, teksa bëhet me dije që Maurice Williams ka nënshkruar me kuqeblutë për sezonin e ri.
Amerikani do të mbërrijë në Shkodër në fillim të muajit shtator nga ku do të nisë menjëherë përgatitjet. Lojtari në fjalë ka luajtur më parë në Kosovë, ndërsa ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër në Itali.
Kujtojmë që ditë më parë, kuqeblutë afruan në skuadër Xhohnatan Hadson dhe Nick Evans. Presidenti Alban Xhaferi ka premtuar se do t'i plotësojë stafit teknik çdo kërkesë. Tre lojtarët e sipërpërmendur cilësohen si basketbollistët më të mirë të ardhur në kampionatin shqiptar, por edhe në Balkan Ligë.