
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka është duke zhvilluar një takim me tifogrupin "Tifozat Kuq e Zi" për të gjetur një rrugëzgjidhje lidhur me bojkotin që ky tifogrupi ka bërë në të gjitha takimet që Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar në shtëpi.
Së fundmi mësohet se Armando Duka është takuar me një përfaqsi të tifozëve. I pranishëm në këtë mbledhje është edhe zv/ drejtori i policisë, Gjovalin Loka.
Nuk dihet ende nëse do vendoset paqe mes Federatës dhe tifozëve, por ekziston mundësia që të dyja palët të arrijnë në një vendim të përbashkët në të mirë të Kombëtares dhe ngjyrave kuqezi.
Poll