Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nis merkato në Kategorinë e Dytë, Tërbuni "godet" me sulmuesin 12-golësh

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e Tërbunit, e cila luan në Kategorinë e Dytë, ka arritur të bëjë "goditjen" e parë në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Eriol Merdinin, i cili do të tranferohet tek Tërbuni.

Newsport.al mëson se sulmuesi do të jetë përforcim i parë për ekipin që pretendon të ngjitet në Kategorinë e Parë. Kjo është një goditje shumë e mirë, pasi 25-vjeçari këtë sezon ka shënuar plot 12 gola me ekipin e Spartakut, po në të njëjtën katëgori.

Ai vjen nga një formë shumë e mirë, pasi në dy ndeshjet e fundit kundër Luzit 2008 dhe Kukësit B ka shënuar dy gola.

Kujtojmë që Tërbuni ndodhet në vendin e parë, në grupin A, të Kategorisë së Dytë, me 24 pikë, një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Gramshi.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga