Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nis java e ndryshimeve për ekipin dibran

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi është një nga dy skuadrat që u ngjitën në elitën e futbollit shqiptar në fund të sezonit 2015-2016. Për këtë arsye atyre iu duhen shumë ndryshime, sidomos pas largimit të stafit teknik dhe disa lojtarëve. Që nga drejtimi i klubit deri te lojtarët, do të ketë shumë emra të rinj që do të prezantohen brenda kësaj jave.

[caption id="attachment_12126" align="alignleft" width="300"]Traineri Artan Mergjyshi Traineri Artan Mergjyshi[/caption]

Çështja më e nxehtë është ajo e stafit teknik, ku është kontaktuar Artan Mërgjyshi, të cilin deri më sot e ka bindur projekti i presidencës dibrane për Superioren, por mungon firma në kontratë. Parprakisht palët kanë rënë dakord, ndërsa brenda 24 orëve në vazhdim do të hidhet firma mbi kontratë. Pas trajnerit pritet që të ketë të tjerë futbollistë që do të firmosin.

Emrat për momentin nuk bëhen publikë, por që sipas burimeve pranë kësaj skuadre janë alternativa që kanë luajtur në Superiore me skuadra me emër, por edhe lojtarë që vijnë nga vendet fqinje. Fillimisht stafi teknik do të punojë me elementin bazë, pra lojtarët që mbyllën sezonin e fundit, të cilët do të thirren të gjithë, por jo të gjithë do të firmosin, pasi ata do të kalojnë në dorën e trajnerit të ri. Pas kësaj, do të nisë puna edhe për afrimet e tjera.

Sa i përket fazës përgatitore, ajo do të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë, ashtu si një vit më parë. Aty do të akomodohen në një nga hotelet e qytetit dhe do të kryejnë për mëse një muaj stërvitje. Duke parë kushtet klimatike dhe trajtimin me ushqim, kjo është pista më e preferuar e drejtuesëve të skuadrës.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga