Nis edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë fjalës së tij që mbajti para startimit të garës u shpreh se në këtë edicion nuk do marrë pjesë në këtë ditë të veçantë dhe kjo për arsyen sepse ai dje është bërë me djalë dhe ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë garë.
"Dua tu kthej përgjigje të gjithë atyre që më pyesin a do marr pjesë këtë vit në garë. Dje unë u bëra me djalë, kur të gjithë të vraponi ju drejt unë do vrapoj në maternitet. Por vitin tjetër do jem me patjetër', u shpreh kreu i Bashkisë në këtë start të Maratonës së Tiranës.
Poll
