Sot, në orën 13:00 do të hidhet shorti për 29 ekipet fituese të raundit të tretë dhe 15 të raundit të tretë të Champions League, që kaluan në fazën e "play-off"-it. Klubet do vendosen në një vazo sipas koefiçientëve dhe do ndahen në grupe të cilat më pas do përballen me njëra tjetrën.
Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut mund të jenë, Milan, Ajaks, Zenit, Dinamo e Kievit apo dhe Fenerbahçe. Ndeshjet e para do të luhen në datën 17 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, 24 gusht. Në rast se Skënderbeu kalon edhe këtë fazë, do ketë mundësinë të shkojë në fazën e grupeve. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet në Motekarlo në datën 25 gusht, ku 48 do ndahen në 12 grupe me nga katër skuadra.
