Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Niko Kovaç pranë largimit nga Bayern, gati trajneri i ri për bavarezët

Shkruar nga NEWSPORT
Niko Kovaç pranë largimit nga Bayern, gati trajneri i ri për

Bayern Munchen nuk po kalon një sezon të qetë. Rezultatet nuk kanë qenë zhgënjyese, por loja jo e mirë e ekipit ka bërë që drejtuesit nga Bavaria të shohin opsionin e zëvendësimit të trajnerit. Niko Kovaç nuk e ka vendin e sigurt dhe këtë gjë ai e di mirë. Në Mynih janë mësuar që ekipi t'u vendosë "thundrën" kundërshtarëve, gjë që s'po rezulton këtë edicion.

Së fundmi, sipas mediave angleze, gjermanët janë duke hedhur sytë nga Londra për trajner. Bëhet fjalë për numrin një të Tottenham, Mauricio Pochetino. Argjentinasi nuk po kalon një sezon të qetë, teksa humbja e fundit ndaj Liverpool ka shtuar më shumë zërat për një largim të mundshëm. 48 vjeçari ka disa sezone në stolin e Spurs, duke qenë edhe pretendent për fitimin e titujve të ndryshëm. Duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Pochetino mund të jetë zëvendësuesi i Kovaç në Mynih.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga