Kur kanë kaluar 18 vjet nga finalja e Botërorit Francë-Brazil 3-0, pritet të hapet një hetim për çështjen "Ronaldo".
Sulmuesi brazilian nuk ishte në formën e tij më të mirë në atë finale të humbur nga skuadra amerikano-jugore ndaj skuadrës së vendit organizator të Botërorit 1998.
Sipas medias sportive online "Dream Team", kjo pritet të jetë ngjarja më e madhe sportive në botë.
Në një skuadër të mbushur me yje, Ronaldo nuk mundi të shmangte humbjen e Brazilit, ndërsa para takimit ishte në dyshim për të luajtur ose jo kundër Francës.
Spekulimet e egra në mediat e huaja nuk munguan, ndërsa të gjitha nxituan të gjenin arsyen se përse lojtari më i mirë në botë rrezikonte të humbte ndeshjen e karrierës.
Si fillim u spekulua se kishte pësuar një dëmtim në gju, por më pas u shfaq në formacion.
Por, ajo çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë ditë, mund të jetë ndoshta historia më interesante dhe më dramatike e futbollit në botë. Pak çaste pas drekës, disa orë para finales, Ronaldo pësoi një krizë të rëndë në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi i Brazilit. "Fenomeni" përplaset në tokë dhe filloi të të nxirrte shkumë nga goja.
Roberto Karlos ishte i pari që e pa në atë gjendje Ronaldon dhe bërtiti me të madhe duke kërkuar ndihmë. Edmundo dhe Cesar Sampaio përpiqen t'i vijnë në ndihmë sulmuesit, ndërsa i nxjerrin gjuhën jashtë duke shmangur një tragjedi.
Ronaldo ra në gjumë, pasi mori ndihmën e stafit mjekësor të skuadrës. Mjeku i ekipit, Lidio Toledo u largua nga dhoma duke qarë, pasi besonte se situata shëndetësore e "Fenomenit" ishte potencialisht serioze.
Kur Ronaldo u zgjua asnjë nga bashkë-lojtarët e tij nuk i tregoi për atë çka kishte ndodhur.
Megjithatë, pasi u bë e qartë se Ronaldo po kalonte një gjendje shëndetësore aspak të mirë, atij iu kryen disa teste të specializuara mjekësore, neurologjike dhe kardiake.
Analizat dolën mirë për sulmuesin brazilian dhe Ronaldo u rikthye në ekip në momentin e fundit, pavarësisht kundërshtimit nga disa pjesëtar të stafit të ekipit.
[caption id="attachment_46518" align="alignleft" width="300"] 20 Jun 1998: A close-up of Ronaldo's boots in the match between Brazil v Norway in the 1998 World Cup World [/caption]
Teoria kryesore është ai i një komploti nga sponsori teknik "Nike" që detyroi përfshirjen e Ronaldos në ekipin e Brazilit për finalen kundër Francës.
Disa pohojnë madje se ka pasur një klauzolë sekrete në kontratë dhe se Brazili ishte i detyruar për të aktivizuar Ronaldon në finalen e Botërorit me çdo kusht.
Një tjetër teori është se episodi që i ndodhi "Fenomenit" ishte rezultat i stresit intensiv apo një gjendje mjekësore të vështirë, shfaqur pas një sekreti që Ronaldo e kishte mbajtur gjatë gjithë jetës së tij.
Roberto Karlos ka thënë se, gjatë fazave të fundit të turneut, ai e kishte kapur shokun e tij të ekipit duke qarë me dënesë.
Të tjerë thonë se Ronaldo ka reaguar keq ndaj një injeksioni në gjurin e tij. Disa madje spekuluan se ai ishte helmuar.
[caption id="attachment_46520" align="alignleft" width="300"] PARIS, FRANCE - JULY 12: WM FRANCE 1998, FINALE, Paris[/caption]
Zërat qarkullojnë gjithashtu se gjithçka ishte punë e Ronaldos për të shënuar Zinedine Zidane dhe se gjendja e tij ishte pjesë e një ndeshjeje të fiksuar dhe të trukuar që përfshin FIFA-n në një ryshfet për 18 milionë paund.