Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jetë e ish-lojtarit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT

Pas lajmit se është ndarë nga jeta ish-futbollisti i shquar shqiptar Safet Berisha, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe ekipit kombëtar, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dërguar këtë mesazh ngushëllimi për familjen e të ndjerit

"Mësova me hidhërim të thellë, lajmin për humbjen e Safet Berishës, ish futbollistit dhe kapitenit të shquar të Partizanit dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë. Figura dhe vlerat e tij në futbollin shqiptar, kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë të spikatura. Ai ka qenë një personalitet tepër i vlerësuar në futbollin shqiptar të viteve '70. Karriera e tij e gjatë, është e mbushur me arritje dhe suksese si në futbollin shqiptar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në emër të komunitetit të futbollit në Shqipëri, të FSHF, Komitetit Ekzekutiv, ekipit kombëtar të futbollit dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”- përfundon mesazhi i Presidentit Duka, publikuar në faqen e internetit të FSHF-së.

[caption id="attachment_46433" align="alignnone" width="487"]duka-1 Mesazhi i ngushëllimt nga ana e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas lajmit të ndarjes nga jeta e ish- futbollistit Safet Berisha.[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga