
Michael Ngoo i është bashkuar skuadrës në Pogradec. Pas zyrtarizimit në ambientet e klubit bardheblu, shtatlarti anglez ka nisur menjëherë nga puna. Ai fillimisht është prezantuar para skuadrës duke takuar edhe shokët që ka pasur dy sezone më parë në radhët e 25-herë kampionëve të vendit.
Atmosfera brenda grupit është pozitive, ndërsa duhet thënë që fillimisht Ngoo do të kryejë stërvitje të diferencuar për të kapur sa më parë formën me pjesën tjetër të grupit. Ai u zyrtarizua te kryeqytetasit para disa ditësh, ndërsa dje pasditë ka zbritur në fushë me ekipin bardheblu.
Poll