
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e djeshme para stërvitjes së ekipit të Dinamos. Futbollisti Jozef Thana dhe trajneri Igli Allmuça janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit i komunikoi mesfushorit se nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.
"Mesfusha e ekipit është e mbingarkuar dhe më duhej ta largoja Thanën. Kaq dua të komentoj për këtë çështje pasi unë jam trajner dhe flas për anën teknike", ka thënë Igli Allmuça.
"Jam i larguar nga skuadra pasi u konfrontova me trajnerin. Bëra një reagim paksa të ashpër por erdhi si pasojë se trajneri bëri çmos të më largonte mua nga skuadra. Gjithsesi Allmuça është trajner kukull pasi te Dinamo ligjin e bën administratori Saliaj", ka thënë mesfushori Jozef Thana për "Panorama Sport".