
Mentor Mazrekaj është larguar përfundimisht nga Besa e Kavajës, por jo nga Kategoria e Parë. Ish-lojtari i Partizanit është transferuar tek skuadra e Ilirisë që u ngjit këtë vit në të Parën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kategorisë së Dytë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pas një sezoni në Kavajë, Mazrekaj vendosi të largohej.
Njoftimi zyrtar i Ilirisë:
Zyrtare!
KF Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj!
Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë.Sezonin e fundit ne 20 ndeshje ne kategorin e pare autor i 9 golave dhe 5 asist.
I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës.
Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj!
Suksese me fanellën e Ilirisë!
View this post on Instagram