
Ditët e fundit sporti dhe futbolli në veçanti është prekur nga disa episode politike të ndodhura midis shteteve, apo brenda tyre.
Kombëtarja turke tashmë është nën hetim nga UEFA për festimin e futbollistëve të saj në nderim të ushtarëve gjatë golave të shënuar ndaj Shqipërisë dhe Francës në eliminatoret e EURO 2020.
Bullgaria gjithashtu është nën hetim për tu përjashtuar pas rracizmit të treguar në ndeshjen midis kombëtares së tyre dhe asaj të Anglisë po në EURO 2020, nga ku erdhën dhe një "lum" deklaratash nga aktorë të futbollit kundër bullgarëve.
Së fundmi politika ka prekur Spanjën dhe një nga sfidat më të shikuara në botë, "El Classicon" Barcelona-Real Madrid e cila është parashikuar të luhet në 26 tetor.
Spanja është duke vuajtur një nga krizat më të mëdha politike që pas vitit 1977 dhe i gjithë territori i Katalunjës "zien" për pavarësi. Problemet e brendshme politike në Spanjë kanë vendosur tashmë në rrezik sfidën midis Barcelonës dhe Real Madrid e cila me shumë mundësi do të shtyhet për në 18 dhjetor.
Në Barcelonë gjithashtu është kërkuar shtyrja e EuroLeague, por kjo nuk është pranuar nga organizatorët dhe në këtë mënyrë do të zhvillohet por pa praninë e tifozëve.
Luis Figo i cili ka luajtur si me Barcelonën dhe Real Madrid ka folur me tone të ashpra duke thënë se: "Futbolli nuk duhet të jetë në mes të problemeve politike dhe duhet të gjendet një zgjidhje e menjëhershme".