– Si e more ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë? Si e mban mend herën e parë te Kombëtarja? Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje atëherë? Në mos gaboj, jeni grumbulluar për herë të parë nga trajneri Grima në një grumbullim në Mal të Zi..

– Unë jam prej disa vitesh pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë U-17 dhe U-19. Pra, i kam kaluar disa faza, duke qenë pjesë edhe në formacionet titullare falë besimit të trajnerëve. Por, ftesa nga ekipi A është shumë më e veçantë sigurisht se ftesa që vjen nga ekipet e moshave. Jam thirrur për herë të parë në Mal të Zi nga trajneri Armir Grima, në një grumbullim rutinë të ekipit kombëtar A. Kam kaluar shumë mirë, jam mirëpritur nga të gjitha vajzat e skuadrës dhe e kam parë si një sfidë për mua, për të qenë pa diskutim pjesë e listës së Kombëtares në cdo grumbullim e ndeshje.

-Çfarë mesazhi i jep vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem?

– Mos të reshtin së ëndërruari. Futbolli është edhe për vajzat. Nuk ka rëndësi mendimi i të tjerëve. Jam pa diskutim e bindur që me mbështetjen e familjes, do t’ia dalin të realizojnë ëndrrën më të bukur: të luajnë futboll!