
Donny van de Beek do të vazhdojë karrierën në Gjermani. Mesfushori nga Premier League kalon në Bundesligë për pjesën tjetër të sezonit.
Van De Beek është huazuar nga Eintracht Franfurt. Ka qenë vetë klubi gjerman që ka bërë të ditur huazimin e holandezit nga skuadra e Manchester United.
Eintracht Frankfurti bëri të ditur gjithashtu se në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes së përhershme të 26-vjeçarit, që mund të aktivizohet në verë.
Poll