Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga merkato te tre objektivat e Vllaznisë, Matko Djarmati: Kemi 2-3 oferta për shitje…

Shkruar nga NEWSPORT
Nga merkato te tre objektivat e Vllaznisë, Matko Djarmati: Kemi 2-3 oferta

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë ka folur për objektivat dhe merkaton në prag të rinsijes së sezonit në Superligë. Kroati, për gazetaren Enxhi Biba në Sport News ka treguar se ka 2-3 oferta për lojtarët e Vllaznisë, ndërsa në ekip nuk do ketë afrime pa shitur njërin prej tyre.

 “Ka interes për 2-3 nga lojtarët tanë. Nëse ia dalim të shesim atëherë do futemi në merkato për të afruar lojtarë. Kemi 22 lojtarë dhe jemi të dubluar në rolet tona. Nëse do shesim atëherë do shohim për përforcime. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse në merkaton e fundit afruam 4 futbollistë që s’u bënë pjesë e formacionit.

Tirana? Është e vështirë për deklarata para ndeshjes. Jemi të barabartë me Tiranën. Luhet në stadiumin “Air Albania” dhe Tirana ka avantazh sepse ka luajtur aty. Ne kemi motivim sepse luajmë në stadiumin më të bukur në Ballkan. Do jem i lumtur po dolëm me pikë.

Objektivi?  Kualifikimi në Europë, Kupa ose kampionati, këto janë tre objektivat tona. Një nga këto tre objektiva nëse realizojmë, do jem I kënaqur. Si ish-sportist dua objektivi më të madh. Kështu mendojnë edhe 7 ekipe të tjera.

Për këtë gjendje ku jemi kemi vetë faj. Në një moment jemi pretendentë dhe jemi aty ku meritojmë, në majë të futbollit. Kemi faj edhe ne sepse çdo ekip nuk vjen më duke na parë poshtë, kundërshtarët japin maksimumin kundër nesh”, tha Djarmati mes të tjerash.

Vllaznia luan të shtunë në 19:45 me Tiranën në "Air Albania" për javën e 16 të Superligës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga