
Gentian Cici largohet përfundimisht nga Shqipëria. Gjyqtari I njohur I Basketbollit është zhvendosur në Gjermani ku pritet të vijojë karrierën e tij si arbitër në këtë sport. Gentian Cici ishte arbitri I parë nga Shqipëria që mori pjesë në kampionatin Botërorë për meshkuj që u zhvillua në Kinë në muajin gusht.
Gjyqtari shqiptar ka gjykuar më parë edhe në fazën finale të Kampionatit Europian në 2017-ën, ndërsa duket në rrugë të mbarë për të gjykuar edhe në Olimpiadën e 2020-ës në Tokio. Tashmë Basketbolli shqiptar humbet një nga arbitrat më të mirë të saj. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Cici në Facebook e tij me një postim nga Gjermani ku nuk kanë munguar as komentet. Një ndër ta ishte edhe Lorenc Jemini, ish-gjyqtari I futbollit në Shqipëri që I ka uruar fat në karrierën e tij.
Kometet:
Lorenc Jemini: Te shkoftë mbarë Gento dhe ishalla gjerman ndërkombëtar.
Gentian Cici: Shumë Faleminderit.