Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nga Kukësi te Partizani, Ardit HILA "injoron" dy klubet shqiptare dhe prezantohet në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kukësi te Partizani, Ardit HILA "injoron" dy klubet shqiptare

Ardit Hila është lojtari i ri i Gjilanit. Mesfushori i njohur është zyrtarizuar sot nga ana e klubit kosovar. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:

"Gjilani siguron shërbimet e Ardit Hilës

Gjilan, 12 Gusht 2020-Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.Ai karrier në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesëshme me të kuqët, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.
Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.

Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion".

Kujtojmë që Hila përflitej edhe për një kalim të mundshëm te Kukësi, por edhe te Partizani. Mirëpo në fund lojtari ka zgjedhur të vijojë aventurën e tij në Superligën e Kosovës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga