Java më e rëndësishme në jetën e Oleksandr Zinchenko. Mbrojtësi i Manchester Cityt ka arritur të sigurojë Europianin 2020 me kombëtaren e tij Ukrainën pasi mundën Portugalinë dy ditë më parë. Ditën e sotme lojtari ukrainas është rikthyer sërish në stadiumin kombëtar dhe i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Vlada Sedan.
E dashura e tij është një prezantuese futbolli dhe është në lidhje prej disa kohësh me Zinchenkon. Vlada Sedan ka pranuar propozimin e tij dhe lojtari është shprehur se kjo ka qenë "Po" më e rëndësishme në jetën e tij. Të dy bën bujë në mediat pas ndeshjes Ukrainë-Serbi, ku këta të fundit fituan 5-0 ndaj skuadrës serbe dhe Zinchenko në fund të ndeshjes po jepte intervistë të dashurës së tij dhe në fund e puthi live.
