Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga Kroacia në Serie A, ish-mbrojtësi i Partizanit gati për debutim: Hap i madh në karrierën time, ju tregoj ndryshimet mes kampionateve

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kroacia në Serie A, ish-mbrojtësi i Partizanit gati për

Arim Rrahmani u largua nga kampionati kroat për të firmosur në Itali te skuadra e Hellas Verona. Ish-mbrojtësi i Partizanit në një intervistë për "TuttoHellasVerona", ka folur për përgatitjet e sezonit të ri, gjendjen e tij fizike dhe si në fund një premtim për tifozët.

"Kalimi të Verona në Serie A është hap i rëndësishëm në karrierën time sepse Serie A është ndër kampionatet më të fortë në botë dhe çdo ndeshje do të jetë e fortë, kundër ekipeve dhe futbollistëve që janë të njohur tashmë.

Sapo kemi përfunduar fazën përgatitore dhe çdo gjë po ecë shumë shpejt. Javën e ardhshme është ndeshja e parë e kupës pastaj me datën 25 fillon kampionati ku duhet të jemi të gatshëm".

Gjendja fizike? "Po, mund të them që përgatitjet fizike këtu janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri me tani. Dallon nga përgatitjet fizike, siç thashë, sepse çdo trajner kërkon përgatitje sipas tij".

Premtimi për tifozët? "Premtimi i im ndaj tifozëve është siç kam thënë edhe në prezantimin tim , e ku me pyetën tifozët e ultra se çfarë premtoj, ju thashë se ju premtoj që do të jap maksimumin në çdo ndeshje në fushë dhe se do t'ia fitoj zemrat e tyre duke arritur rezultate pozitive", përfundoi Rrahmani.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga