Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga ish-i Barcelonës te Alexis Sanchez e talentët e rinj, Kili me formacion super-sulmues ndaj Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga ish-i Barcelonës te Alexis Sanchez e talentët e rinj, Kili me

Kili do të jetë rivali i parë i Shqipërisë në miqësoret e marsit. Me amerikano-latinët do të përballemi nesër në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma. Ashtu si kuqezinjtë, edhe kilianët po bëjnë përgatitjet e fundit për testin miqësor dhe trajneri Ricardo Goreca ka ideuar formacionin me të cilin do të nisë ndeshjen.

Tekniku argjentinas i beson ende gardës së vjetër të cilët janë quajtur si ‘Brezi i Artë’ i Kilit duke fituar dy Copa America. Ish-portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, ish-mbrojtësi i Serie A, Mauricio Isla, sulmuesi Edu Vargas si dhe superylli Alexis Sanchez do ta nisin titullar përballë kuqezinjve.

Dy talentët nga të cilët pritet shumë, Osorio e Davila do të jenë sulmuesit e krahut duke formuar kështu një 4-she ofensive së bashku me Sanchez si 10-sh dhe Vargas ‘pykë’.

Formacioni i mundshëm:

Kili (4-2-3-1): Bravo; Isla, Díaz, Lichnovsky, Suazo; Echeverría, Núñez; Osorio, Sanchez, Dávila, Vargas.

Trajner Ricardo Gareca

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga