Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Armenisë, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe pritet me interes nga sportdashësit pas humbjes së djeshme kundër Italisë 3-1. Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje çmimet e biletave.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, FSHF-ja njofton se biletat variojnë nga 700 lekë deri në 12000 lekë në zonën VIP. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë është programuar të zhvillohet në orën 17:30. Ndërsa më poshtë njihuni me çmimet e biletave dhe sektorët përkatës.
[caption id="attachment_667816" align="alignnone" width="448"] Cmimet e biletave[/caption]
Poll