
Neymar ka dhënë një përgjigje sarkastike ndaj pyetjeve për standardin e futbollit me të cilin do të luajë pasi u largua nga PSG për te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal. Neymar ende nuk e ka bërë debutimin e tij pasi ka pasur një dëmtim, por ai është në skuadrën e Brazilit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
"Ju siguroj se futbolli në Arabinë Saudite është i njëjtë. Topi është i rrumbullakët, ka një portë dhe nëse shikoni emrat që kanë shkuar në ligën saudite... nuk e di nëse është më mirë se liga franceze apo jo. Unë dua të fitoj tituj për Al-Hilal, mendja ime nuk do të ndryshojë shumë.
Të gjithë thanë të njëjtën gjë kur shkova në dhe ishte vendi ku u godita më shumë në jetën time. Jam i sigurt se nuk do të jetë e lehtë të fitosh kampionatin saudit, skuadrat e tjera u forcuan, kanë lojtarë të famshëm. Do të jetë shumë interesante dhe jam i sigurt që do ta shikoni."