
Paris Saint-Germain luan sonte në orën 21:00 ndeshjen e parë pas pauzës së Botërorit. Në Parc de Prince, parizienët do të kërkojnë fitoren e rradhës kundër Strasbourg. Trajneri Galtier ka zgjedhur 11-shen titullare ku bie në sy prezenca e Kylian Mbappe dhe Neymar.
Dyshja nuk arritën të bënin realitet ëndrrën për t’u shpallur kampion bote, ëndërr që u bë realitet nga shoku tjetër i ekipit, Leo Messi. Argjentinasi vazhdon sërish pushimet e zgjatura dhe këtë ndeshje e shikon nga shtëpia e tij në Rosario, aty u ndodhet aktualisht sëbashku me familjen e tij.
Formacionet Zyrtare:
PSG (4-3-1-2): Donnarumma; Mukiele, Ramos, Marquinhos, Bitshiabu; Vitinha, Verratti, Ruiz; Neymar; Mbappe, Ekitike
Strasbourg (4-3-1-2): Sels: Doukoure, Djiku, Nyamsi, Perrin; Bellegarde, Prcic, Diarra; Thomasson; Ajorque, Gameiro