Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

NEWSBOMB.AL, revista e dytë në treg: Një politikan dhe ish-presidenti i Partizanit qarkullojnë para nga Qipro në Kosovë (SKEMA-AKTORËT)

Shkruar nga NEWSPORT

Revista Newsbomb.al, në numrin e dytë të saj në treg del me një shkrim investigativ për skemën e dyshuar të pastrimit të parave të një politikani dhe një biznesmeni shqiptar, nga Qipro, drejt Kosovës.

Nën titullin "Fukarenj në Tiranë, miliarderë në Prishtinë", artikulli tregon sesi dy personazhet, që janë miq, së bashku me familjarë të tyre, kanë krijuar tre firma të ndryshme në Kosovë, me kapitale që nuk vijnë nga Shqipëria, por nga Qipro.

Sipas një eksperti të qarkullimit të parave, një lëvizje e tillë e lekëve është një skemë e dyshuar e pastrimit të parave, duke shmangur Shqipërinë, në Kosovë, e cila ende nuk ka legjislacionin e qartë për këtë çështje.

Bëhet fjalë për politikanin Genc Pollo, i cili tashmë është tërhequr nga skena politike, por që më parë, gjatë qeverisjes së PD, ka qenë ministër i Inovacionit. Në këtë skemë, është përfshirë edhe biznesmeni Albert Xhani, që pas heqjes dorë nga klubi i futbollit "Partizani", nuk ka qenë shumë aktiv në jetën publike. Xhani ishte në krye të Partizanit prej 13 vitesh, dhe vendosi të shiste aksionet e tij në vitin 2012 për shkak të problemeve financiare, ndërsa tani prej shumë vitesh skuadra kryeqytetase drejtohet nga presidenti Gaz Demi që është edhe pronar i klubit.

Për më shumë, artikullin e plotë investigues e gjeni në revistën NEWSBOMB.al, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave, që nga dita e sotme, 20 tetor, për një muaj, nën çmimin 500 lekë.

Skema.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga