
Mëngjesi i djeshëm ka qenë tragjik për Ronaldinhon. Legjenda e futbollit brazilian mori lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Dona Miguelina siç e njihnin të gjithë mbylli sytë në moshën 71 vjeçare prej Covid-19. Në lidhje me këtë ndodhi, ka qenë Leo Messi që ka ngushëlluar ish-kolegun e tij te Barcelona.
"Ronnie nuk kam fjalë, nuk mund ta besoj. Vetëm të dërgoj shumë fuqi dhe përqafim të madh për ty dhe familjen tënde. Më vjen shumë keq, pusho në paqe", shkruan Messi. Nëna e Ronaldihno u shtrua në spital dhjetorin e 2020 pasi u prek nga coronavirusi, duke mos I rezistuar komplikacioneve.
Poll