Keisuke Honda bëhet me skuadër të re. Sulmuesi japonez sezonin e kaluar ishte pjesë e Botafogo në Brazil, por pas mbarimit të kontratës vendosi të largohej e ditën e sotme ka firmosur me Neftchi Baku në Azerbajxhan. Te skuadra e Neftchi, Honda do të ketë shok skuadre, Bruno Telushin, ish-mesfushorin e Partizanit, Kukësit dhe Flamurtarit.
Honda është prezantuar nga klubi azerbajxhanas dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit. 34-vjeçari ka luajtur edhe me Milanin disa sezone më parë, ndërsa ka veshur edhe fanellë e Vitesse dhe CSK Moscow.
https://www.youtube.com/watch?v=SJnJWLQ-3KE
Galeria fotografike (
1 / 2
)