Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Në shtëpi kemi patur vetëm një opsion për të fituar para: Këmbët e mia”, Uzuni: Përballja me Real Madrid mu duk si në FIFA

Shkruar nga NEWSPORT
“Në shtëpi kemi patur vetëm një opsion për
Myrto Uzuni ka folur në një interivstë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter ku ka prekur tema si ajo e nisjes së karrierës, mbërritja në LaLiga, emocionet e përballjes me Real Madrid dhe suksesi i sezonit të fundit. “Kur vjen nga një vend si Shqipëria, nuk është e lehtë të arrish në LaLiga. Më është dashur të punoj shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Por, për këtë luhet futbolli, për ty dhe ëndrrat e tua sepse në shtëpinë time ka pasur vetëm një opsion që të fitonim para, vetëm nga këmbët e mia. Në këtë jetë dua vetëm t’i falenderoj prindërit e mi që besuan tek unë dhe për njeriun që unë jam sot. Kam një vit e gjysëm këtu te Granada dhe ndihem shkëlqyer. Jam si në shtëpinë time pasi njerëzi më duan shumë. Ndeshja e parë debutuese ishte në Bernabeu dhe kur shikoja lojtarë si Toni Kroos dhe Modric, po mendoja dhe i thosha vetes: Mos po luaj FIFA në ato momente. Çdo gol është special kur shënon. 23 rrjeta në LaLiga2 patjetër që janë shumë. Të gjithë e dinë se sa e vështirë është ajo kategori. Tani po stërvitemi shumë mirë, çdo gjë është gati dhe të gjithë duhet të bëjmë akoma edhe më shumë. Ëndrra ime është që të vazhdoj të luaj në LaLiga, eksperiencë e madhe padyshim dhe dua të luaj për shumë ndeshje”, u shpreh Uzuni.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga