Teksa në vendin tonë asesi s'bëhet fjalë që të rinisin kampionati i volejbollit apo basketbollit, jo shumë larg Shqipërisë, në Kosovë sot po luhet ndeshja play-off mes M-Technologie dhe Skenderaj.
Edhe pse kurba e virusit COVID-19 ka marrë përpjetë duke kaluar shifrën 100 të infektuar, edhe lojërat me dorë vijojnë të luhen normalisht.
Në vendin tonë kryeministri Rama kërcënoi për mbyllje të futbollit nëse shifrat kanë trend rritës. Ndërsa jo shumë larg nesh, vëllezërit tanë janë të mirëorganizuar duke lejuar edhe sportin në salla të mbyllura.

Poll