Skuadra shkodrane po kalon momente fantastike në basketboll për meshkuj teksa ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Goga Basket.
Ekipi i Vllaznisë do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndeshje që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Pavarësisht se distanca nga Shkodra është e konsiderueshme, klubi kuqeblu bën thirrje tifozëve për të qenë në mbështetje të skuadrës së zemrës.
“DITA E NDESHJES! Sot ora 18:00, Teuta – Vllaznia ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” ne Durres. Ftojme tifozerine shkodrane per te mbeshtetur kuqeblute ne kete takim ku synojme te ruajme kreun e renditjes”, shkruhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë.