
Jamal Musiala mund të largohet nga Bayern Munich gjatë merkatos së ardhshme. Sipas “Bild” bëhet e ditur se gjermani do të vendosë në 2024 për të ardhmen e tij.
Ndërsa sipas “El Nacional” raportohet se Manchester City i Pep Guardiolës i ka vënë syrin lojtarit. Timonieri i anglezve e shikon si një pikë kyçe në formacionin e tij.
Por gjithsesi e vështirë që Bayern të lërë të lirë lojtarin, pasi skuadra gjermane kërkon të fitojë Champions League dhe Musiala është një nga liderit e bavarezve. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me 20-vjeçarin dhe nëse do t’i ofrohet rinovimi i kontratës apo jo.
Poll