
Kombëtarja e Meshkujve U20 në Kosovë është grumbulluar në Prishtinë. Kanë qënë plot 20 volejbollist prezent në palestrën e Fakultetit të Edukimit dhe Sporteve, teksa nuk mungoi as kreu i Federatës së Volejbollit dardan, Bahri Gjinovci, i shoqëruar edhe nga sekretari Valon Nikqi.
Synimi është përgatitja dhe marrja e maksimumit në Kampionatin Ballkanik, kompeticion ky që do zhvillohet në Prishtinë prej datës 20 deri më 24 korrik. Elementët cilësorë nuk mungojnë, sakaq, shpresohet arritja e një rezultati pozitiv.
Lista prej 20 volejbollistësh do zvogëlohet në 14 lojtarë, me trajnerin Faton Mustafa që do marrë vendimin e tij menjëherë sapo të njihet me gjëndjen fizike të tyre.
Poll