Fenerbaçe ka filluar që tani të mendojë për sezonin e ri. Skudra turke kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë arsye ka kthyer sytë nga Serie A, te ekipi i Romës. Drejtuesit turk kanë piketuar dy mbrojtësit, Juan Jezus dhe Mert Çetin që këtë sezon kanë pasur shumë pak hapësira.
Mbrojtësit brazilian i skadon kontrata sezonin tjetër dhe Roma mund ta largojë për 2 milionë euro, ndërsa përsa i pëketë Çetin, Fenerbace ka kërkuar ta ketë thjesht në huazim. Nëse këto tratativa mbyllen me sukses, Juan Jesus dhe Mert Çetin do të bëhen shokë skuadre me Vadat Muriqin.