
Marash Kumbulla ka përfunduar në qendër të merkatos për klubet e Serie A. Mbrojtësi i kombëtares mund të ndryshojë ambient gjatë kësaj periudhe, teksa për të ofertat nuk mungojnë.
23-vjeçari nuk duket shumë në planet e Daniele De Rossit për pjesë e dytë të sezonit dhe mund të largohet nga kryeqyteti italian. Verona është një prej skuadrave që ka interes për Kumbullën, me skuadrën “verdheblu” që dëshiron rikthimin e 23-vjeçarit në ekip.
Kumbulla ka qenë pjesë e Veronës deri në vitit 2020 kur edhe kaloi te Roma. Por jo vetëm kaq në formë huazimi e kërkojnë edhe Genova dhe Torino. Dy ekipe të tjera që mund t’i japin minutat e dëshiruara shqiptarit për të rifituar edhe formën e tij më të mirë pas dëmtimit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në ditët e fundit të kësaj merkatoje, teksa kujtojmë se mbrojtësi prej sezonit të kaluar nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje në kampionat për shkak se u operua në gju.