Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në karantinë deri ditën e ndeshjes, rrezikon mos luhet dueli i Serie A në "Olimpico"

Shkruar nga NEWSPORT
Në karantinë deri ditën e ndeshjes, rrezikon mos luhet dueli i

Ndeshja e Serie A mes Lazios dhe Torinos rrezikon të shtyhet. Klubi "Granata" është në izolim prej Covid-19, teksa 10 futbollistë dhe anëtarë të stafit janë infektuar. Ndeshja e fundjavës së shkuar me Sassuolon u shty për këtë shkak, ndërsa do jetë Lega dhe ASL që do marrin vendimin.

Drejtori Roberto Testa shpjegon se skuadra do qëndrojë në izolim deri të mërkurë, me ndeshjen që luhet në 18:30. Praktikisht është e pamundur që Torino të udhëtojë drejt Romës atë ditë, teksa lodhja mund të ndikojë në rezultat.

"Karantina mund të përfundojë të mërkurën, vetëm nëse në raundin e dytë të testeve nuk do ketë njeri tjetër të infektuar. Ne mund të përballemi te Torino me një infeksion të ri, për shkak të variantit të ri anglez që do një kohë izolimi për 10 ditë", tha Testa.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga