Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Në fushë pas një dëmtimi të gjatë, Keidi BARE: I lumtur, fitore për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT

Malaga u rikthye të fitonte në shtëpi 2-0, ku protagonistë ishin edhe dy shqiptarët e Kombëtares. Armando Sadiku e nisi nga minuta e parë, duke qenë arkitekti i tri pikëve jetike për të tijët. Disa minuta në fundin e takimit pati edhe për mesfushorin Keidi Bare, që u rikhye në fushë nga një dëmtim i gjatë.

Fieraku u shpreh i lumtur për fitoren, teksa këtë sukses ia dedikon tifozëve të Malagas. 22 vjeçari hyri në lojë 11 minuta nga fundi, duke tregur grintë në mesin e fushës. Keidi Bare menjëherë do të reagonte në rrjetet sociale për kthimin në fushë, duke shkruar: "I lumtur që i japim një tjetër fitore tifozëve tanë, duke vijuar ndeshjet e mira". Kjo është fitorja e tretë radhazi për Malagan, që e sheh veten në vendin e 14 pas 29 javësh, pesë pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

Reagimi i K. Bare pas suksesit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga