
Lautaro Martinez nuk heq dorë nga stërvitja edhe gjatë pushimeve. Sulmuesi i Interit fitoi Copa America me Argjentinën pak kohë më parë, ndërsa për momentin ndodhet për pushime në vendlindjen e tij.
Lautaro Martinez gjen kohë edhe për t'u stërvitur dhe ka zbritur në fushë me ish skuadrën e tij të fëmijërisë, Liniers të Bahia Blancas. Sulmuesi dëshiron të ruajë formën e tij fizike e për këtë arsye vijon nga puna, ndërsa mezi pret rikthimin në Italia për t'u bashkuar me skuadrën dhe trajnerin e ri Inzaghi.
Poll