Massanga Matondo është në dyshim për ndeshjen e fundjavës kundër Erzenit. Mesfushori i Partizanit pritet të mungojë kundër shijakasve. Megjithatë opsionet e shumta në stol i japin luksin Giovanni Colelës për të zgjedhur. Aristoteles Romero është një nga futbollistët që luan në atë pozicion.
Mesfushori potent nuk ishte i gatshëm ndaj Bylisit për shkak të një dëmtimi. Mirëpo gjithçka ka kalur dhe ai duket gati për të dhënë maksimumin kundër mallakastriotëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romero shfaqet falënderues ndaj Partizanit dhe drejtuesve për mundësinë e dhënë.
“Mirënjohës dhe i bekuar”, shkruan lojtari teksa poston kompleksin e klubit kryeqytetas.
Galeria fotografike ()
Poll