Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në Ballsh “pendohen” që i morën pikë Tiranës: “Mos vallë duhet të kishim humbur”?

Shkruar nga NEWSPORT

Bylisi arriti që të merrte një pikë të vlefshme ditën e djeshme përballë Tiranës, në një sfidë që vijon të komentohet për shkak të penalltisë së akorduar nga gjyqtari Kridens Meta në favor të ballshiotëve.

Ky barazim i hoqi Tiranës kryesimin e kampionatit vetëm një javë përpara mbylljes së sezonit, me titullin që tashmë është në dorën e rivalëve të Partizanit, kur mbetet për t’u luajtur edhe 1 ndeshje në Abissnet Superiore. Fillimisht ballshiotët iu gëzuan pikës së marrë, por mesa duket, llogaritë që bëhen për javën e fundit tashmë janë kthyer kundër tyre.

Rivali i Bylisit për garën Play-Off është Erzeni, me shijakasit që sfidën e fundit e luajnë pikërisht ndaj Tiranës, ekipit që Bylisi i hoqi nga dora kampionatin. Tashmë Bylisi është në dorën e bardhebluve, të cilët mund të tolerojnë në rast se Partizani do të ketë siguruar fitoren në sfidën përballë Teutës, duke i kthyer kështu reston ballshiotëve dhe duke i rrëzuar një kategori më poshtë.

“Mos vallë duhet të kishim humbur”? Kjo është pyetja që ngre një figurë e njohur e futbollit ballshiot, ish-trajneri dhe drejtori teknik Migjen Skënderaj në postimin që faqja zyrtarë e Bylisit bëri pas përfundimit të ndeshjes. Sipas tij, Bylisit I interesonte që të mbante Tiranën në vendin e parë, pasi kështu bardheblutë do ta kishin “jetë a vdekje” sfidën me Erzenin, ndërsa Bylisi do të ishte i fokusuar vetëm të fitonte sfidën ndaj Vllaznisë, që do të luhet në Ballsh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga