Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Në Arabi nuk ndalen, pas Ronaldos dhe tentativës për Messin tani kërkohet Benzema dhe Modric

Shkruar nga NEWSPORT
Në Arabi nuk ndalen, pas Ronaldos dhe tentativës për Messin tani

Në janar tek skuadra e Al Nassr në Arabi u transferua Cristiano Ronaldo. Kjo bëri që mbi kampionatin në Arabi Saudite të ketë mjaft interesim dhe sa herë që luan Ronaldo bëhet lajm kudo në mediat sportive botërore. Por nga Arabia nuk janë ndalur vetëm me transferimin e portugezit.

Atje kërkonin dhe Messin për ta bërë një kampionat sa më prestigjioz dhe konkurrues. Këto kohë po mendohet edhe për emra të tjerë për t’i tërhequr në Arabi. Bëhet fjalë për yjet e Real Madrid, Karim Benzema dhe Luka Modric. Kontrata e francezit me Los Blancos skadon në qershor dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Siç raporton “El Chiringuito” tashmë ka pasur kontakte me francezin nga Arabia Saudite. Gjuetia për fituesit e Topit të Artë ka filluar pa mbaruar sezonin dhe në verë priten lëvizje surprizë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga