Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Në Angli janë të bindur, Pep Guardiola “braktis” Cityn për kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli janë të bindur, Pep Guardiola “braktis”

Pep Guardiola padiksutim është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Spanjolli sezon kaloi arriti të fitonte tripletën me Manchester Cityn, ndërsa bëhet njjë nga timonierët më të dekoruar në këtë sport.

Guardiola ka fituar çdo trofe të mundshëm me klube dhe fitimi i Champions League sigurisht ishte “qershia mbi tortë” në karrierën e tij. Tashmë duket se aventurës së tij te Manchester  City i ka ardhur fundit.

Sipas “Daily Mail” bëhet me dije se spanjolli nuk do të rinovojë kontratën me “Qytetarët”, ajo aktualja i përfundon në vitin 2025. Gjithashtu  nga burimi në fjalë raportohet se Guardiola pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë me të mbaruar Euro 2024.

Në fakt Federata Angleze po mendon mënyrat se si të arrijë të nënshkruajë me Guardiolën. Gareth Southgate nuk pritet të vazhdojë me “tre Luanët” edhe nëse triumfon në Gjermani dhe Guardiola ëhstë opsioni më real. Mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me këtë situatë dhe nëse do të ketë “seri” të reja në këtë çështje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga