Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Para disa javësh ishte vetë trajneri gjerman që e njoftoi diçka të tillë, ndërsa do të largohet nga “Anfield” pas thuajse 10 vitesh.
Tashmë drejtuesit e “The Reds” kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi, teksa shumë emra kanë dalë në skenë. Një prej tyre është Xabi Alonso.
Madje në Angli janë të sigurtë se pikërisht trajneri i Bayern Leverkusen do të jetë pasuesi i Klopp në “Anfield”. Alonso e njeh mjaft mirë ambientin e “The Reds” pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Liverpool, ku ka arritur të shkelqejë në “Anfield”.
Kujtojmë se timonieri i Leverkusen ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa ka gjithashtu një klauzolë që e lojen largimin e tij në njërën prej ish-skuafdrave ku ka luajtur Alonso.
[caption id="attachment_722674" align="alignnone" width="828"] Xabi Alonso[/caption]