Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Në Angli e bëjnë të sigurt, Xherdan SHAQIRI transferohet tek “gjiganti” turk

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli e bëjnë të sigurt, Xherdan SHAQIRI transferohet tek

Xherdan Shaqiri është një emër i cili pritet të krijojë shumë trazira këtë merkato verore, pasi “divorci” me Liverpool tashmë është arritur. Dëmtimet por më pas edhe minutat e pakta në fushën e lojës ka bërë që të dyja palët të kenë krisje më njëra-tjetrën. Sulmuesi me origjinë shqiptare në sezonin 2019-2020 deri në momentin e pezullimit të kampionatit nga Coronavirus regjistron vetëm 10 ndeshje me fanelën e kuqe.

Interesi për Shaqirin ishte prezent edhe gjatë merkatos së janarit, ku klubi i Romës bëri ofertë për ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, por Liverpool i rezistoi duke e bindur lojtarin të qëndrojë. Tashmë vera do të jetë tepër e nxehtë, ndërsa mediat angleze raportojnë se Galatasaray do të jetë ekipi i ardhshëm i Shaqirit. Menaxheri tukr Fatih Terim (i cili ka dal pozitivë me Covid-19) e pëlqen sulmuesin e krahut dhe po bëhen gati për shitjen e një prej futbollistëve të tyre, Younes ose Feghouli në mënyrë që të kenë financat e duhura për ta ndjekur transferimin e Shaqirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga