
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se shumica e pronarëve të pikave të basteve janë me precedentë penal.
"I dënuar për trafik droge, për shfrytëzim prostitucioni, janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve", u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se eshtë e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit 'Fundi i marrëzisë' marrëzia është zhvilluar ende.
"Në kuadër të këtij u gjetën 5000 pika bastesh që operonin në mënyrë të paligjshme", tha Rama.
Sipas tij vendimi për mbylljen e basteve nuk është një vendim i PS për socialistët por është një vendim ku asnjë arsye në botë nuk mund ta mbante opozitën jashtë sallës sot.
"Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme, i dobishëm për të mbrojtur familjen për të mbrojtur fëmijët për të mbrojtur krimin në një nga vatrat e veta me aktive", u shpreh Rama.
Kujtojmë që në 1 janar, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe tashmë projektligji pritet të votohet në kuvend.