Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ish-sulmuesi i Vllaznisë transferohet në Bullgari

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-sulmuesi i Vllaznisë transferohet në Bullgari

Ndue Mujeci do të luajë sezonin e ardhshëm në kampionatin e Bullgarisë me OFC Pirin Blagoevgrad. Futbollsiti lezhjan ka firmosur pak çaste më parë me klubin e tij të ri.

Në të kaluarën, Mujeci ka qenë pjesë e Vllaznisë U19, Adës së Velipojës e më pas luajti për pak kohë edhe për skuadrën e të rriturve të Vllaznisë. Sezonin e shkuar, sulmuesi lezhjan ishte pjesë e skuadrës së Ventspils në kampionatin e Letonisë.

23-vjeçari tashmë ka bërë një hap tjetër para në karrierën e tij duke kaluar në një kampionat të fortë si ai i Bullgarisë.

 

[gallery columns="1" size="full" ids="29008"]

Ndue Mujeci duke firmosur kontratën me klubin bullgar të OFC Pirin Blagoevgrad

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga